MENU
klinika

Një mendim për secilin banor

Sheila ka nga një koment për të gjithë përveç dikujt

04.11.2021 - 10:14

Sheila Haxhiraj ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” . Ajo u eleminua spektaklin e të premtes nga “Big Brother VIP” dhe rrëfeu shumëçka për eksperiencën si dhe ndau për herë të parë një histori personale, që në shtëpi ngurroi t’i ndante me banorët. 

Krahas tyre, Sheila nuk i shpëtoi dot as pyetjeve ngacmuese nga Jonida dhe Kevi. E pyetur për marrëdhënien e Semit dhe Donaldit, sesi e ka parë dhe a e vuri re afrimitetin mes tyre, ajo tha:

Të ngjitur ishin, prandaj kam dyshuar në fillim. Kur njoha Semin dhe historinë e saj bëri sens ajo që pashë për mbështetjen e Donaldit. Ai e ka ditur pikën e saj të dobët dhe ka ndërhyrë për të. Aty e kam kuptuar që nuk ka qenë ashtu siç dukej.

Sheila gjithashtu u vu pak para ‘përgjegjësisë’ dhe dha nga një mendim për secilin nga banorët aty brenda, për të cilët përkatësisht tha:

Iliri- E kam xhan
Donaldi- I zgjuar
Semi- Pozitive
Arditi- Inteligjent
Kledi- i sinqertë
Sabiani- ‘Nana krimit’
Arjola- dashuri
Beatrix Ramosaj- Nuk jam njohur shumë, më duket sensitive.
Sarah- karizmatike
Einxhel- e shkathët
Monika- (zgjodhi të mos komentojë)
Fifi- e kam xhan.
Graniti- çun i mirë mo, joshës
Beniada- inteligjentePra, ajo dha nga një koment të shkurtër për të gjithë, përveç dikujt: Monikës. Në fakt, kjo pritej, pasi Sheila ka treguar pas daljes nga shtëpia, se aktoren e kishte parë si nënën e saj gjatë qëndrimit aty, por jashtë i ka parë gjërat ndryshe dhe se është zhgënjyer pak prej saj.