05.11.2021 - 21:39
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Elbasan, ku një 26-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë pas një sherri mes disa të rinjve. Ndërkohë vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Beqir Dardha”.
Viktima, ka mbërritur i pajetë në spitalin e Elbasanit. Po ashtu bëhet e ditur se vëllai i tij, 19 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.