SHMU njofton se sa i përket ditës së Shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e vona të mbrëmjes.
Sipas informacionit në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale përgjatë vijës bregdetare.
Ndërkaq sipas njoftimit për ditën e Diel pritet paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike ndërsa moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
SHMU informon se gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.