MENU
klinika

Kualifikueset e Evropianit 2023

Shpresa humb edhe në Kosovë, utopi vendi i dytë

16.11.2021 - 21:59

Pas humbjes në Slloveni, ekipi kombëtar shpresa mposhtet edhe në Kosovë nga përfaqësuesja 21-vjecare. Dardanët e kësaj grupmoshe fitojnë 2-1 në limitet e takimit, sukses që erdhi me përmbysje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe duhet thënë se nuk ishte aspak një vëllazërore, pasi në fushë e lojës të dyja skuadrat luajtën fort. Për të ardhur në minutën e 58-të, kur Karrica gjen golin e parë për kuqezinjtë pas pasimit të Asllanit.

Por pas 7 minutash vendasit barazojnë me anë të Krasniqit. Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Të besuarit e Alban Bushit kishin raste më shumë, por nuk konkretizuan dot. Në fund, pas një gabimi në mbrojtje të kuqezinjve, Sejdiu përfiton dhe shënon. Mbyllet 2-1.