MENU
klinika

Santos: Unë besoj se hapja e negociatave do të...

“Shqipëria gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”

10.11.2021 - 13:54

Pas tre ditësh të një misioni faktmbledhës në Shqipëri, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka publikuar një komunikatë për shtyp. Në këtë komunikatë, raportuesja Santos konsideron, se Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencën së parë ndërqeveritare dhe Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian duhet ta bëjë këtë realitet.

Sipas Santos vendi ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka bërë gjithçka që i është kërkuar për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Santos u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian që më në fund të caktojnë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (IGC).

Në të njëjtën kohë, ajo këmbënguli se që përpjekjet për procesin e zgjerimit të kenë sukses, duhet të mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi mes mazhorancës shqiptare dhe opozitës ndaj mosmarrëveshjeve politike. Lidhur me këtë Santos është shprehur: “Unë besoj se hapja e negociatave do të angazhonte më tej aktorët e ndryshëm politikë të Shqipërisë që të përballen së bashku me sfidat e mbetura dhe të kenë sukses në përpjekjet për ta bere Shqiperine anëtare te BE-së.

Prandaj jam e lumtur të shoh që pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi ka mundur të rifillojë punën e tij dhe ka dialog demokratik mes mazhorancës dhe opozitës. Ky dialog politik është vendimtar për reformën në sistemin e drejtësisë dhe vazhdimin e procesit të vetingut të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë vlen edhe për diskutimet për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.

Santos i është referuar gjithashtu mbështetjes financiare të Bashkimit Europian në Shqipëri. “Jam vërtet e impresionuar nga cilësia e projekteve të shumta që Bashkimi Evropian financon në Shqipëri. Jo vetëm me fondet e para-anëtarësimit që vazhdojnë të ndahen, por edhe me ndihmën e posaçme për rindërtimin nga tërmeti, tani po shohim shumë investime të ndryshme, duke përfshirë shkolla shumë cilësore, që janë rindërtuar me ndihmën evropiane. Ata janë prova e vërtetë që BE është tashmë në Shqipëri dhe se integrimi i popullit shqiptar në BE në fakt po ndodh çdo ditë falë kësaj pune“ tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debatet për të mos e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia

Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE s’jep asnjë rezultat


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci