MENU
klinika

''Mjeshtër i madh''

Shuhet dramaturgu Kraja

18.11.2021 - 10:38

          Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur, Fadil Kraja. Kontributi i tij në dramaturgjinë dhe letërsinë shqipe është i madh, ndërsa është autori i mbi 50 dramave dhe komedive.

Kraja, i cili ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare mban edhe titullin e lartë ‘Mjeshtër i madh’. Lajmin e hidhur e ka dhënë Teatri ‘Migjeni’ në Shkodër, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Mësohet se në nder të tij do të mbahen homazhe nesër nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorsi i urdhrit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve!

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
U prehsh në paqe Fadil Kraja!

Fadil Kraja u lind në Shkodër më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës, ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Pas diplomimit, punoi si mësuesit, profesion i trashëguar nga familja.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë, si mësues, në Mjedë. Në atë kohë, nuk kishte shkollë në këtë fshat, ndaj mësimi zhvillohej në shtëpinë e njërit prej banorëve, Hasan Metit. Kjo shkollë kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë, si mësues i nderuar në fshat e qytet, duke nxjerrë nxënës e studentë që u shquan me pas, në fusha të ndryshme, si letërsi edhe arte të tjera.

Ai luajti rol të madh edhe në gjallërimin e gjimnazit të Shkodrës, si mësues i letërsisë. Më vonë, punoi si pedagog i letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Për disa kohë drejtoi “Klubin e Rinisë” dhe më vonë, qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në teatrin “Migjeni”.

Nga viti 1972 deri më 1992, ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm e njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, për Degën e Shkodrës.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë