MENU
klinika

"Nuk ka forcë dhe strategji ta përmbysë këtë! Duhet t’i..."

Si do t’i frenoni njerëzit të largohen nga Shqipëria?/ Rama i përgjigjet nxënësit

05.11.2021 - 19:05

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me nxënësit dhe studentët e gjimnazeve të zonës së Bathores dhe të Kamzës.

I pyetur nga një prej të rinjve se çfarë strategjie ka qeveria për të frenuar largimin e njerëzve nga Shqipëria, Rama i përgjigjet se nuk ka një forcë që të përmbysi këtë fenomen në një kohë të shkurtër.

Kreu i qeverisë tha se duhen vite të tëra që të ulet ky trend, teksa theksoi rëndësinë e investimeve në fushën e teknologjisë për t’i dhënë mundësi të rinjve të integrohen në tregun ekonomik botëror.

“Më pyeti një djalë që çfarë strategjie keni ju për të frenuar njerëzit që të largohen. Kjo është temë delikate dhe e ndjeshme. Por janë disa gjëra që siç të gjitha të vërtetat duhen thënë dhe kur nuk janë të pëlqyeshme. Fazën që po kalojmë ne është e tillë që kjo është një prirje që nuk ka strategji dhe forcë ta përmbysi në një kohë të shkurtër. 3-5-10 vite janë shumë për jetën e një njeriu por për jetën e një vendi janë shumë pak. Me të drejtë një 20-vjeçar që jeton në një situatë të vështirë të thotë, ky process do 10 vjet, unë do pres 15 vite kur e kam Gjermaninë dy orë larg. Realisht është në të drejtën e vetë ta mendojë dhe ta bëjë këtë gjë. Ai progress që ne kërkojmë nuk është një gjë që vjen dhe nuk dua unë të vijë. Por është një progress që vjen me shumë këmbëngulje. Këtë problem e kanë të gjitha vendet që dolën nga komunizmi dhe sot e kanë problem dhe BEsë. PSh Portugalia që është në BE, në vitet e fundshme ka pasur progresin më të madh ekonomik. Problemi është që shumë duan të ikin. Jetojmë në një botë shumë më të vogël përpara disa vitesh, në sensing e komunikimit. Njerëit lëvizin. Problemi më i madh i Italisë jugore janë mjekët dhe infermierët. Fuqia e pestë ekonomike e botës. Duhet ta kuptojmë gjënë si është. Shqipëria mund të bëjë gjithçka që mundet përmes teknologjisë” – tha Rama.

Kryeministri Rama tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria shqiptare do të investojë për shkollat në arte, zeje dhe sporte. Ai u shpreh se një pjesë e mirë e investimeve do të shkojnë dhe për mësimin e informatikës.

“Ne ndërkohë që vazhdojmë këto konsulta, disa gjëra që kemi dëgjuar në takimet e para i kemi futur në adresim të buxhetit të vitit 2022 për të mbështetur të rinjtë në fushën e sporteve dhe arteve e zejeve. Është fakt që pavarësisht se mund të jenë ndërtuar shumë laboratorë, mjetet e përdorura në një pjesë të konsiderueshme janë ose mjete modeste ose mungojnë fare. Për këtë arsye, vitin e ardhshëm, financimi për laboratorët do sjellë një ndryshim të rëndësishëm me pajisjen e laboratorëve me mjete të sofistikuara. Të mos shkohet në laboratorë dhe të bëhet leksion. E njëjta gjë për teknologjinë, është e vërtetë ajo që u tha që duhet bërë më shumë për teknologjinë. Jemi të vetëdishëm që në këtë drejtim, po t’i referohemi lëndëve të informatikës, boshllëku është i dukshëm. Mësuesit e informatikës në të shumtën e rasteve janë mësues matematike ose fizike. Nuk diskutohet që tek kjo sferë është potenciali më i madh qoftë kombëtar dhe individual tek të rinjtë. Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë mbështetje të veçantë për këtë drejtim, ka jo pak të rinj që sot punojnë në tregjet ndërkombëtare duke qëndruar në shtëpi. Në një consult në Durrës, ndërkohë që unë po flisja për këtë, një vajzë 16 vjeç na tregoi që kishte 5 vjet që punonte për Poloninë, Gjermaninë dhe punonte nga shtëpia.

Që në moshën 11 vjeç. Kjo është norma sot në atë pjesë të botës rinore që merret me kodimin dhe programimin me tregun online. Këtu është një potencial i madh për të rritur punësimin cilësor të të rinjve. Për t’i dhënë mundësi që jo vetëm të punësohen por dhe me paga përtej çdo lloj limiti. Ne për këtë arsye do bëjmë një investim për mësimin e informatikës. Siç e pamë sot nuk është e nevojshme që të jemi të gjithë prezentë fizikisht për të marrë informacion dhe mësim. Sistemi që po përgatisim do të përfshijmë mësuesit më të mirë të mundshëm. QË të japin mësim në klasat e informatikës jo domosdoshmërisht të jenë fizikisht në klasë. Besoj që të gjitha këto do fillojnë të vendosen në zbatim nga viti i ardhshëm shkollor. Dhe për pjesën e klubeve, shumë të rinj po bëjnë përpjekje për të krijuar klube të tilla. Sistemi i shkollës nuk e ka si pjesë organike të funksionimit të vetë. Mungojnë stimujt për këtë.

Gjëja që po bëjmë është që po e përgatisim një program të detajuar për artet, sportin dhe zejet në shkollë. Nuk është një platform për orientimin për shkollat, por të jetë e përcaktuar hapësira që këto programe të kenë hapësira. Në fund të fundit, shkolla qendër komunitare nuk mund të jetë thjeshtë që po përdorim muret dhe klasat ti përdorim pasdite. Për zejet dhe artet duhet të ketë më shumë se kaq. Hapësira të caktuara të vendosen në dispozicion për këtë program. Duam të krijojmë dhe një nivel të dytë për klasa për ata që janë më të talentuar në një fushë. Është një projekt sfidues, por nuk na pengon ta nisim si process. Të kalojmë në nivelin e tretë që është niveli i kompeticionit. Ata që janë më të spikaturit të konkurrojnë apo të shfaqin punën e tyre qoftë në skenën e konkurrimit në rang qarku ose bashkie, qoftë në skenën e konkurrimit kombëtar” – u shpreh kryeministri.