05.11.2021 - 13:59
“Panorama” zbardh detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në një bnesë në fshatin Voskopojë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi tre persona u dërguan në spital me djegie trupore.
Gazetarja e Panorama bën me dije se e zonja e shtëpisë ka dashur të provojë kaldajën me gaz, dhe kur e ka hapur i ka shpëthyer.
Personat e tjerë që kanë pësuar djegie janë të afërm të cilët kishin shkuar për të ndihmuar në arredimin e shtëpisë, dhe janë gjendur afër në momentin e shpërthimit të bombolës.
Mësohet se ata kanë marrë dëmtime në duar. Ndërsa e zonja e shtëpisë ka pësuar djegie në fytyrë.