MENU
klinika

Temperatura të larta deri të mërkurën

Si parashikohet të ndryshojë moti. Reshje priten në këto zona

08.11.2021 - 11:43

Dita e hënë e kësaj jave ka nisur me një mot që do të dominohet nga vranësirat e shpeshta dhe rebeshet e izoluara të shiut priten vetëm në skajin verior të Shqipërisë.

Sinoptikania e Meteoalb, dita e martë do sjellë vranësira dhe reshje edhe ne zonën qendrore.

Ndërsa jugu i vendit do të mbetet me mot të kthjellët nga e mërkura deri të premten.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri në mesin e javës, ku maksimalja do arrijë deri në 25 gradë. Ndërsa e mërkura e në vijim sjell rënie graduale të vlerave termike duke bërë që termometri të zbresë deri në 20 gradë celcius.