MENU
klinika

Analiza e Project Syndicate

Si po përballet Evropa me luftën e re hibride të Putinit…

19.11.2021 - 16:21

Me afrimin e dimrit, Kremlini po nxit telashe në Evropë.

Makinacionet e saj të fundit përfshijnë një luftë gazi kundër vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore; një krizë migracioni përgjatë kufijve të Bjellorusisë me Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë; një mobilizim i ri ushtarak në kufirin lindor të Ukrainës; dhe agjitacion për shkëputjen e Serbisë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Edhe pse kjo fushatë ka objektiva të shumëfishta, një fije e përbashkët kalon përmes saj: dëshira e Kremlinit për të ndarë dhe dobësuar Bashkimin Evropian.

Kjo nënkupton marrjen e miratimit të Gjermanisë për gazsjellësin Nord Stream 2 sa më shpejt që të jetë e mundur; prishja e tregut të gazit të BE-së, me synimin për t’u kthyer në kontrata afatgjata të stilit sovjetik, me çmimet e gazit të lidhura me naftën; dhe dobësimi i Ukrainës dhe detyrimi i Moldavisë që të braktisë Marrëveshjen e saj të Asociimit Evropian dhe të bashkohet me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të Rusisë.

Kremlini tenton të dërgojë tullumbace provë për të parë se me çfarë mund t’i ikë përpara se të godasë fort nëse krijohet mundësia.

Kjo do të thotë që Perëndimi – Shtetet e Bashkuara, BE dhe Mbretëria e Bashkuar – do të duhet të veprojnë shpejt për të shmangur çdo gjë që do të vijë më pas.

Gabimi më i madh që dikush mund të bëjë në përgjigjen ndaj provokimeve ruse është të mos bëjë asgjë, ose të reagojë shumë ngadalë dhe shumë butë. Siç argumenton Keir Giles i Chatham House, Perëndimi duhet të pranojë “që konfrontimi me Rusinë nuk mund të shmanget sepse tashmë po ndodh”. Historia tregon se “Rusia respekton forcën dhe përçmon kompromisin dhe akomodimin”.

Për fat të mirë, Perëndimi tashmë ka shumë mjete efektive në dispozicion, dhe me ardhjen e një qeverie të re gjermane që ka të ngjarë të jetë më pak miqësore ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ka një mundësi për të menduar të ri strategjik.

Lufta e gazit duhet të jetë mjaft e lehtë për t’u luftuar.

Më 21 korrik, SHBA dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi Nord Stream 2 duke deklaruar “vendosmërinë e tyre për të kërkuar llogari nga Rusia për agresionin dhe aktivitetet e saj keqdashëse duke vendosur kosto nëpërmjet sanksioneve dhe mjeteve të tjera”.

Pas katër muajsh përshkallëzimi rus, administrata e presidentit amerikan Joe Biden duhet të ndihet e detyruar t’i japë fund heqjes dorë nga sanksionet e miratuara nga Kongresi mbi Nord Stream 2 AG, dhe qeveria gjermane duhet të pajtohet me këtë.

Kjo do t’i jepte fund me shpejtësi tubacionit. Por nëse administrata Biden nuk vepron, Kongresi mundet ende, duke shtuar sanksione të reja të detyrueshme në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2022.

Evropa aktualisht ka rezerva të pamjaftueshme të gazit sepse Gazprom ka manovruar për të krijuar mungesë artificiale. Gjigandi energjetik shtetëror i Rusisë zotëron një të katërtën e kapacitetit të magazinimit të gazit në Gjermani, Austri dhe Holandë, dhe i ka mbajtur ato objekte bosh, ndërkohë që ka mbushur tanket e tij të brendshme.

Zgjidhja e qartë është që BE-ja të ndalojë Gazprom-in dhe furnizuesit e tjerë të huaj të zotërojnë objekte magazinimi në BE dhe të vendosë nivele minimale të stoqeve në kapacitetin ekzistues të magazinimit.

Për shkak se BE-ja është në fakt një monopsonist (blerës i vetëm) i gazit të Gazprom-it, ajo duhet të fillojë të operojë kolektivisht për të kufizuar fuqinë monopole të Gazprom-it.

Megjithëse administrata e Biden e ka falur Nord Stream 2 (ndërsa ka ndaluar tubacionin e naftës Keystone XL nga Kanadaja), ajo përndryshe ka refuzuar të përfshihet në krizën evropiane të gazit. Kjo duhet të ndryshojë.

SHBA duhet të lëvizë për të furnizuar Evropën me gaz natyror të lëngshëm tani që Evropa ka ndërtuar kapacitetin për marrjen e dërgesave të LNG.

Sa i përket dramës kufitare Bjelloruse, ne jemi dëshmitarë të një lloji të ri të luftës hibride, të nxitur nga sundimtari i paligjshëm i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. NATO dhe BE duhet ta njohin situatën si të tillë dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë për Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Këshilli i Jashtëm i BE-së kishte të drejtë që sanksionoi të gjitha linjat ajrore dhe kompanitë e përfshira në trafikimin e njerëzve nga Lindja e Mesme në kufirin Bjellorusi. SHBA duhet të ndjekë shembullin duke forcuar sanksionet e veta (mjaft të buta) ndaj Bjellorusisë.

Në krye të këtyre zhvillimeve premtuese, qeveria ukrainase sapo ka emëruar anëtarin e saj më të respektuar, Oleksiy Reznikov, si ministër të ri të mbrojtjes.

Por BE, NATO, Gjermania dhe Franca duhet të veprojnë.

Të paktën ata kanë folur të gjithë kundër agresionit rus kundër Ukrainës ditët e fundit. Në mënyrë mbresëlënëse, Mbretëria e Bashkuar ka angazhuar 600 forca speciale në Ukrainë.

Nëse qeveria e re gjermane është serioze për sigurimin e paqes në Evropë, gjëja e vetme më efektive që mund të bëjë është të mirëpresë Ukrainën në NATO.

Ukraina i ka qëndruar për vite me radhë agresionit ushtarak rus, duke shërbyer si një mburojë për pjesën tjetër të Evropës. Gjermania nuk është gati të mbrohet, ndaj duhet të ndihmojë Ukrainën ta bëjë këtë duke e furnizuar me armë, siç po bëjnë tashmë SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Polonia dhe Lituania.

Së fundi, është çështja e Ballkanit.

Tensionet po rriten sërish në ish-Jugosllavi sepse BE-ja ka refuzuar angazhimin e saj për të zhvilluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Maqedoninë e Veriut, një qeveri pro-evropiane sapo ka humbur pushtetin pasi ka bërë lëshime të shumta ndaj BE-së në këmbim të asgjëje.

BE-ja do të ishte më mirë të merrej seriozisht me ndjekjen e idesë së një “Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe”, siç tha George H.W. Bush e tha në maj 1989.

Duke filluar menjëherë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mund të ndihmojë në pengimin e Republikës Srpska nga flirtimi me shkëputjen nga Bosnja dhe Hercegovina.

SHBA dhe BE mbajnë shumë karta me vlerë.

Por ata do të duhet t’i luajnë ato shpejt dhe në mënyrë efektive për të shmangur sulmin e fundit rus.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al