MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe

08.11.2021 - 09:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të luftojmë alergjinë me ushqime e jo me ilaçe?

Mjeku: Dietologu i Spitalit Weill Cornell në New York, Rachel Lustgarten, shprehet se janë disa ushqime të caktuara që mund të na ndihmojnë të ndjehemi mirë dhe të shmangim alergjinë. Lustgarten shkruan se, një dietë e shëndetshme mund të na ndihmojë duke ulur inflamacionin në trup, gjë që mund të lejojë që sistemi ynë imunitar të funksionojë në mënyrë efikase.

Çaji jeshil përmban polifenole, substanca bimore që veprojnë si antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Gjithashtu, nxehtësia dhe avulli nga një filxhan çaji mund të ndihmojë të hapni pasazhet tuaja të hundës.

b)Supë me perime, qepë dhe hudhra

Nëqoftëse supa juaj përmban domate, qepë dhe karrota, ju do të merrni antioksidantë natyralë si vitamina C. Vitamina C ndihmon në parandalimin e qelizave inflamatore të trupit tuaj. Për ata që vujanë nga alergjia kjo supë me këto asortimente është shumë e këshillueshme.

Peshqit yndyror, si salmoni, përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Nëse ju nuk e konsumoni mishin, pasi mund të jeni vegjetarian, atëherë arrat janë një alternativë e mirë. Gjithashtu, me këto lloj ushqimesh trupi ynë përfiton edhe një tjetër bonus: Këto burime të acideve yndyrore omega-3 janë gjithashtu të pasura me proteina, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.