Nisin sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video të investimeve infrastrukturore që janë kryer në vend, që nga Unaza e madhe e Tiranës, By Pass-i i Fierit dhe i Vlorës, tuneli i Skërficës dhe Rruga e Arbrit.
Siç është bërë e ditur edhe më herët nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tuneli i Llogarasë do të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë.
Kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për 7-10 minuta, duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga Qafa e Llogarasë.
Kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.