MENU
klinika

AGRON GJEKMARKAJ

Ta gëzoni Akademinë e re për barinjtë!

06.11.2021 - 10:37

Zonja Frida Krifca, ministr ja e Bujqësisë, sot dha  një sihariq të madh për Shqipërinë dhe botën. Ajo dha lajmin se do hapë një Akademi për Barinjtë, nëpërmjet saj do nxisë të rinjtë të duan kafshët dhe profesionin.

Që nga koha e Evës e Adamit, qëkur njerëzia ruan dele, dhi e lopë, s’paskëshin ditur ç’bënin. Ia paskan mbushur kot.

Leshi, qumështi, tlyeni, gjiza, kosi i marrë, deri sot s’ka qenë cilësor. Barinjtë pa diploma janë sorollatur kot maleve e gërxheve.

Atyre u ka munguar akademizmi. Barinjtë, qysh nga ata që takonte Uliksi e të tjerë te “Gjeorgjiket e Bukoliket” e Virgjilit, ia paskëshin mbushur kot.

Paraardhësit tanë, të cilët ishin barinj, kot e paskëshin jetuar kohen e tyre, qysh u kanë folur bagëtive pa shkuar në akademi qerratenjtë?! Po dhitë si e kanë pranuar këtë padituri?

Po deshërit pse nuk u tërbuan?? Tani gjithçka do të ndryshojë, barinjtë do kuptojnë nga leksionet hallet e deleve, ndërsa ato do blegërijnë më ëmbël pas mësimit.

Ministresha ka të drejtë, vetë do japë leksione. Tani lopëve do t’u flasë edhe vetë Edi Rama, barinjve si t’i mjelin Krifca vetë. Këtë Akademi, meqenëse Gjinushi është i zënë, do ta udhëheqë Rama vetë.

Zëvendësakademik Damua dhe lektor i parë Ahmetaj./panorama