MENU
klinika

"Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen"

Takimi mes Ramës dhe Kurtit “jehonë” në mediat serbe

26.11.2021 - 18:38

Takimi i dy krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme në Elbasan duket se ka qenë në vëmendje dhe të mediave serbe.

Veçanërisht është shkëputur një deklaratë e kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të votonte pro nëse do të bëhej një referendum paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Media serbe b92.net e ka hapur artikullin e saj me titullin “Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se beson se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën. Rama shtoi se nuk e dinte se kur do të ndodhe kjo”, shkruan media serbe ndërsa ka cituar pjesë nga deklarata e Ramës.

“Nëse më pyesni hipotetikisht për një referendum paqësor për bashkimin kombëtar, do të shkelja ligjin për fshehtësinë e votimit dhe e them hapur do votoja pro. Në rast se pyesni nëse do të ndodhë kjo apo jo, duke provokuar,  unë them do të ndodhë, por se kur  nuk e di. Por do të ndodhë një ditë”.

“Rama theksoi se ata që mund ta interpretojnë deklaratën e tij si “kërkesë” për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke i cilësuar si “fallxhorë” nuk gjykohen”, vijon më tej media serbe.

Kreu i qeverisë shqiptare në konferencën e mbajtur me kryeministrin Albin Kurti u shpreh se kjo pyetje është në formën e provokimit.

Këtë të premte u zhvillua takimi i shtatë mes lierëve të Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan. Një prej çështjeve të diskutuara gjatë konferencës së përbashkët ishte dhe nisma rajonale “Open Balkan” dhe “ndarja” në opinione mes Ramës dhe Kurtit.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se pavarësisht se ka një mendim të kundërt nga Kurti, kjo nuk e pengon që dy vendet të kenë marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit.

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!