MENU
klinika

Formula 1

Triumfon Hamilton, parakalon Verstappen, titulli mbetet i hapur

14.11.2021 - 20:36

Një tjetër garë fantastike në Formula 1. Në Interlagos të Brazilit ka vijuar dueli mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen (u nis i pari) jo vetëm me strategjitë në bokse, por edhe në pistë, ku piloti i Mercedes parakaloi atë të Red Bull.

Britaniku fitoi garën pikërisht nga ky parakalim, edhe pse u mundua për xhiro të tëra, madje pati edhe një moent që të dy pilotët dolën jashtë piste, por kësaj here nuk pati hetim nga komisarët e garës.

Hamilton ishte në vendin e tretë pas Bottas, por ky i fundit u urdhërua nga skuderia të hapte rrugën. Një strategji që rezultoi me sukses, pasi britaniku mori vendin e parë dhe tashmë diferenca e Verstappen i vendit të parë me Hamilton të vendit të dytë në renditjen e përgjithshme shkurtohet në 13 pikë, kur mbeten edhe 3 gara nga fundi.

Vendin e tretë e zuri Bottas, ndërsa në të katërtin Perez, duke treguar edhe njëherë dominimin e Red Bull dhe Mercedes këtë sezon. Pastaj dy makina Ferrari, Leclerc dhe Sainz, që “bilndojnë” vendin e tretë në renditjen për konstruktorë.