MENU
klinika

Helmimi masiv i qytetarëve në Krujë

Vendosen nën hetim drejtori i Ujësjellësit dhe dy zyrtarë të tjerë

03.11.2021 - 18:11

Tre persona janë marrë nën nga prokuroria e Krujës në lidhje me helmimin e rreth 600 qytetarëve të shkaktuar nga ndotja e ujit ditë më parë.

Sipas News 24 personat e vendosur nën hetim janë Ledio Çela, administrator i Ujësjellës Kanalizime në Krujë, Andi Kupa, Drejtues Teknik dhe Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës në Krujë.

Çela rezulton i pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur, ashtu sikurse dhe dy zyrtarët e tjerë.

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krujë/ Analizat treguan nivele të larta streptokoku

Zbulohen fekale bagëtish në ujin që helmoi mbi 500 banorë!

Të tjera raste helmimi në Krujë

Qytetarët sërish drejt spitalit