MENU
klinika

"Shqetësimi ynë është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës"

Vendosi 3 vite rresht veton/ Kryeministri i Holandes tregon çfarë ndryshoi tani

10.11.2021 - 14:51

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha sot se Holanda është pozitive në qëndrimin e saj në raport me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pas 3 vitesh që ky shtet ka vendosur veton për hapjen e negociatave të vendit tonë.

Por pse pikërisht në këtë moment? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Rutte, teksa pranoi reformat dhe përparimet që janë bërë, tha se BE nuk dëshiron që në Balkanin Perëndimor të influencojnë ndikime të tjera nga Kina dhe Rusia.

“Shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negativë e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes me Rusinë, Kinën apo Turqinë“, tha Rutte.

Pyetje: Cfarë reformash ka bërë Shqiëria për krimin e organizuar në këto 3 muaj që pas fitores së zgjedhjeve e rikonfirmimit tuaj që nuk e bëri në 3 vitet e shkuara që u bë shkak që ju vit pas viti të kërkonit vendosjen e vetos për Shqipërinë që mos hapeshin negociatat?

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte: Ndoshta për vitin e parë, kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto 2 vjet në luftën kundër krimit të organizuar, në sistemin e drejtësisë dhe në fushën e policisë, kemi diskutuar edhe sot për përmirësimin.

Kjo ka ndërtuar besim por dhe fakti të qenit rigoroz dhe të drejtë.

Ne i shohim gjithmonë raportet e KE se ku qendronte Shqipëria në raportet e saj për pavarësinë e drejtësisë, vetingun e gjyqtarëve. Të gjithëve na duhet më shumë punë dhe vendi im, edhe Shqipërisë do i duhet më shumë punë në të ardhmen.

Progresi që është arritur në këto 5 vite ka qenë kaq i madh që bëri të mundur për ne që të themi po.

Më duhet ta them që jemi sprapsur për kaq kohë të gjatë për ti thënë jo, kjo s’është thjesht cështje e krimit por e dobësimit të ligjit e ekonomisë dhe si konvergojmë në punën tonë së bashku, në këtë pjesë të Balkanit Perëndimor me BE.

Ideja është që ne duam që ky rajon të ketë perspekrivë BE-në për shumë arsye.

Ne jemi miq e fqinj por dhe të tjerë mund të reflektojnë të kenë influencë në këtë rajon që ne nuk e duam.

Si dhe pranimi i faktit që nën udhëheqjen e Edi Ramës në këto 5 vite janë ndërmarrë kaq shumë hapa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka ardhur koha të jemi të drejtë”

Rutte: Shqipëria ka bërë shumë për negociatat!


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci