MENU
klinika

Deklarata e KQZ

Verifikimet e Prokurorisë për Tom Doshin, Celibashi: Do ta shqyrtojmë

05.11.2021 - 12:38

Edhe pse Tom Doshi nuk është më deputet dhe ka dhënë dorëheqjen edhe nga partia e tij PSD, kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se do të merret në shqyrtim çdo dokument i ardhur nga Prokuroria.

“Cdo dokument që lidhet me procesin e verifikimit të kandidatëve në rastin kur është edhe Prokuroria do marri vlerësimin e KQZ” tha Celibashi.

Ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Prokuroria në gjetjet e saj tha se Doshi ka qene i dënuar dhe hetuar për disa vepra penale.