Dje në Virginia dhe New Jersey, u zhvilluan zgjedhjet guverantoriale. Në të dyja këto shtete, Biden kishte fituar me epërsi të madhe votash një vit më parë. Për këtë arsye, këto zgjedhje u ndoqën me vëmendje nga mediat kombëtra amerikane, sit ë ishin një mini-referendum për punën e Biden deri më sot.
Në përfundim të numërimit të pothuaj të gjitha votave në Virginia, kandidati demokrat (i partisë së Biden-it) mori 1.61 milionë vota, nga 2.41 milionë që mori Biden vjet. Ndërsa kandidati republikan (i partisë së Trump-it) mori 1.68 milion vota, nga 1.96 milon që mori Trump vjet.
Në përfundim të numërimit të pothuaj të gjitha votave në New Jersey, kandidati demokrat (i partisë së Biden-it) mori 1.17 milionë vota, nga 2.6 milionë që mori Biden vjet. Ndërsa kandidati republikan (i partisë së Trump-it) mori 1.17 milionë vota, nga 1.88 milonë që mori Trump vjet.
Pjesëmarrja ka pësur firo në të dyja krahët e elektoratit të këtyre shteteve (gjë e zakonshme në zgjedhjet lokale), por firoja demokrate është gjigande, krahasuar me atë republikane. Kjo mund të shpiegohet me rënien e kuotave të miratimit të punës që po bën Biden në opinionin publik.
Kështu në sondazhet e kompanisë Gallup (që ka 80 vjet që mat kuotat e miratimit të punës së bërë nga presidentët në shkallë kombëtare), kuota e miratimit të punës së Biden-it si president në muajin e parë ishte 57%. Ndërsa në tetor zbriti në 42%. Për krahasim, në tetorin e para katër vjetve, kuota e miratimit të punës së Trump-it ishte 37%, ndërsa në tetorin e para 12 vjetëve, kuota e miratimit të punës së Obamës ishte 53%.