MENU
klinika

"Asnjëri prej tyre nuk ishte…"

Vrasja e dyfishtë në Astir/ Flet vajza që ishte në makinë me viktimat

15.11.2021 - 16:40

Në lidhje me vrasjen e Erigers Mihasit dhe Armand Duamanit mbrëmjen e së shtunës në Astir, kanë dalë detaje të reja. Sipas burimeve, dy viktimat janë takuar bashkë mesditën e të shtunës dhe me ta ka qenë një vajzë.

Vajza është një e afërme e Mihasit e cila ka hipur në makinë rreth orës 16:36 dhe rreth orës 19:00 dhe ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, sipas burimeve, ka treguar para policisë se me dy djemtë vetëm kishin shëtitur me makinë dhe asgjë tjetër. Gjithashtu ajo është shprehur se pasi ka zbritur, disa minuta para vrasjes, Mihasi i ka dërguar një mesazh teksa i ka nisur vetëm një trëndafil.

Sakaq, ka treguar se asnjëri prej viktimave nuk ishte i shqetësuar dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë deri në ato momente. “Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,” ka thënë ajo.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur rreth orës 19:30, ditën e shtunë.