MENU
klinika

Problemet me Kosovën?

Vuçiç: Ne këtu po bëjmë gjëra shumë të mira për qytetarët tanë

04.11.2021 - 13:42

Presidenti serb, Vuçiç ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes se a ka kuptim ‘Open Balkan’ kur kihet parasysh një sherr me Kosovën për targat. Ai ka thënë se në këtë nismë po bëhet gjithccka e mirë për qytetarët e të gjithë rajonit.

“Nuk i shoh problemet e shtatorit siç i shihni ju por nuk dua t’i hyj kësaj. Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës. Të tre ne së bashku me delegacionet tona kemi hyrë në thelbin e problemeve dhe po përpiqemi t’i zgjidhim këto probleme. Ne po e bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë dhe pse duhet të justifikohemi për këtë? Pse duhet t’ia shpjegojmë gjithkujt gjithccka”, tha Vuçiç.