MENU
klinika

Historike për Kombëtaren

“Wembley” me kapacitet të plotë ndaj Shqipërisë

09.11.2021 - 10:10

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të jetë historike për përfaqësuesen shqiptare të futbollit, pasi do të shënojë ndeshjen me më shumë tifozë të pranishëm në të cilën ajo do të marrë pjesë në historinë e saj. Kuqezinjtë do të luajnë në “Wembley” me kapacitet të plotë, pasi është bërë e ditur se janë të shitura të gjithë biletat për këtë ndeshje.

Biletat në shitje ishin nga 10, deri në 100 paund, por së fundmi Federata Angleze bëri të ditur se të gjithë ato që ishin nxjerrë në shitje për publikun e gjerë, janë shitur. Kështu, stadiumi prej 90 mijë vendesh, rezulton të jetë në teori me kapacitet të plotë për sfidën ndaj kuqezinjve.

Rekordi në stadiumin legjendar është 89974 persona në finalen e Kupës së Ligës në vitin 2008 dhe shifra të përafërta priten edhe për ndeshjen e kuqezinjve, gjithmonë nëse Federata Angleze vendos që të shpërndajë të gjithë biletat që u rezervohen zakonisht sponsorëve apo kompanive me të cilat ka kontrata.

Wembley stadium
Wembley stadium

Gjithsesi, do të jetë ndeshja me më shumë tifozë në historinë e përfaqësueses shqiptare, e cila deri tani kishte luajtur në stadiume të mëdha, por kurrë me një kapacitet të tillë dhe me një prani të konfirmuar tifozësh kaq të lartë në numër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN