MENU
klinika

Flet pas dorëheqjes

Zaev: Dëshira e opozitës për pushtet, rrezikoi vendin

08.11.2021 - 16:40

Kryeministri Zoran Zaev, ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e  veriut.

Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se opozita për një deshirë të kotë për pushtet, ishin gati ta çonin vendin mbrapa dhe t’i bënin njërëzit të vuanin.

Ndër të tjera ai thekson se demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët. Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, ka përfunduar ai./

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat