MENU
klinika

“Open Balkan”

Zbardhet agjenda në Beograd, kur do takohen Vuçiç, Rama e Dimitrov

03.11.2021 - 10:51

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë më 3 dhe 4 nëntor takimin e radhës të iniciativës “Ballkani i Hapur” në Beograd. Kryeministri Edi Rama do të jetë kështu sot në Beograd, menjëherë pas vizitës së tij në Glasgoë në samitin për klimën. Sakaq, në këtë takim nuk do të jetë Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. ashtu sikurse është bërë me dije në vend të tij do të jetë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

ABC ka zbardhur edhe agjendën e takimeve në Beograd, ku thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten, më 4 nëntor 2021, do të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur. Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).

Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

PROGRAMI:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve