MENU
klinika

Hetimi i 13 “Call Center”-ave

Zbardhet letërporosia e Prokurorisë gjermane për SPAK-un

03.11.2021 - 12:42

Prokuroria e Posaçme po heton 13 kompani “Call Center”-i, të cilat dyshohet se përgjatë 2 viteve kanë mashtruar shtetas të ndryshëm të vendeve të BE-së, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Ishte një letërporosi e autoriteteve të drejtësisë gjermane pas denoncimit të një gruaje, që kishte humbur 9700 euro nga mashtrimi i një kompania “Call Center”, e cila vuri në lëvizje SPAK-un. Në kërkesat e renditura në letërporosi, prokuroria gjermane nënvizon 3 data konkrete, kur janë kryer telefonatat, oraret përkatëse, si dhe vendin nga ku janë kryer. Burime nga grupi hetimor thanë se tashmë po verifikohen adresat e këtyre “Call Center”-ave përmes IP-së së internetit.

Mësohet se kanë nisur procedurat paraprake penale kundrejt një personi ende të panjohur, i cili dyshohet për mashtrim në dëm të shtetases gjermane Janet Schafer, 28 vjeçe, nga Karl Marx Stadt, me banim në Damschkestra Be 18. Pritet marrja në pyetje nga Policia e tre dëshmitarëve, i pari nga një kompani celulare, në një prej zyrave në Kashar të Tiranës, i dyti nga një prej zyrave në te “Kodra e Diellit”, në Rrugën e Jaseminëve dhe i treti në zyrën në rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.

Burimet thonë se ka të dhëna se bëhet fjalë për një mashtrim me vlerë dhjetëra milionë euro, të cilat qytetarët e vendeve të BE-së i kanë dërguar në llogaritë offshore të “Call Center”-ave me bazë në Shqipëri duke besuar se po investonin ne bursa, forex apo në monedha virtuale.

LETERPOROSIA NGA GJERMANIA

“Zyra jonë po kryen një hetim paraprak kundër një personi të panjohur, të akuzuar si i dyshuar për mashtrim në përputhje me Seksionin 263 (1) të Kodit Penal gjerman, i cili bazohet në faktet e mëposhtme: Autorë të panjohur tërheqin vëmendjen e klientëve të mundshëm duke reklamuar investime të pre tenduara në kriptomonedhë. Duke vepruar kështu, autorët e panjohur premtojnë fitime të larta nga fondet e depozituara.

Pasi të jetë kryer kontakti, autorët e panjohur i nxisin palët e dëmtuara të transferojnë para në llogaritë bankare në Gjermani dhe shtete të tjera, në të cilat autorët e panjohur mund të kenë akses direkt ose përmes të ashtuquajturve agjentë financiarë. Në disa raste, autorët e panjohur gjithashtu kryejnë transfertat vetë, nëse palët e dëmtuara i lejojnë të kenë akses në kompjuterët e tyre, për shembull përmes softuerit ‘Anydesk’. Ndonëse palët e dëmtuara besojnë se autorët e panjohur do të investojnë paratë e tyre në kriptomonedhë, autorët synojnë t’i mbajnë paratë ose kriptomonedhat për vete.

Si rregull shumat e depozituara nuk kthehen kurrë. Në periudhën nga nëntori 2020, deri në janar 2021, Janet Schefer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9700 euro. Paratë nuk u kthyen. Paratë u transferuan në llogaritë lituaneze. Këto llogari u aksesuan nga adresa të ndryshme IP të disa kompanive telekomunikacioni, për të cilat kërkojmë të dhënat e inventarit”, thuhet në leter-porosinë e mbërritur nga Gjermania. Autoritetet e drejtësisë gjermane kërkojnë nëse kemi punonjës kompetentë të 2 kompanive, që mund të merret në pyetje si dëshmitar nga autoriteti kompetent policor, duke u siguruar një transkriptim të intervistave.