Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do ta shtyjë dorëheqjen e tij deri në stabilizimin e vendit, bëjnë të ditur burime partiake për “Fokus”.
Kjo do të thotë se do të bëhet votëbesimi ndaj qeverisë. Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.
Zaev pret që vendi të fillojë negociatat në dhjetor për shkak të mbështetjes së fortë ndërkombëtare. LSDM e autorizon Zaevin edhe për të negociuar rritjen e shumicës. parlamentare. Pas humbjes së zgjedhjeve vendore Zaev deklaroi dorëheqjen, por kjo gjë hasi në kundërshtinë e aleatëve të tij. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka paralajmëruar mocion mosbesimi, duke deklaruar se i ka votat për rrëzimin e qeverisë.