Hidhini një sy listës me 10 ushqimet që nuk rekomandohen për mëngjes.
Nëse i keni konsumuar për një kohë të gjatë keni vepruar gabim, prandaj filloni e ndryshoni sa më parë rutinën tuaj të të ngrënit.
1- Mos hani krepa. Provoni petulla me fruta si: boronica, luleshtrydhe, banane, etj.
2- Mos hani drithëra, por konfleksa pa sheqer, me pak fruta.
3- Ndaloni së ngrëni bukën e bardhë të tostit. Hani bukë të zezë me fara.
4- Jo çokollatë për mëngjes, por bukë me gjalpë kikiriku.
5- Mos hani oriz të bardhe, por kaf.
6- Mos pini smoothie për mëngjes. Merrni, shtrydhni fruta dhe pini lëngun e tyre.
7- Pini qumësht për mëngjes, por vetëm pas ushqimit.
8- Mos hani sanduiçë të gatshëm, por përgatitini vetë.
9- Ndaloni së ngrëni salçiçe të skuqura. Hani më mirë mish pule!
10- Ju sugjerojmë që për mëngjes të hani një vezë të skuqur, në vend të proshutës.