MENU
klinika

Lista

5 mënyra për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak!

31.12.2021 - 07:42

Ruajtja e nivelit të duhur të sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të funksionuar si duhet qelizat e gjakut. Ruajtja e ekuilibrit është më i ndërlikuar sesa anashkalimi i karbohidrateve të rafinuara dhe ushqimeve të tjera të përpunuara. Bëhet fjalë për zgjedhjen e lëndëve ushqyese dhe suplementeve të duhura në mënyrë që të shmangni uljet dhe ngritjet. Mjekja e njohur Jennifer Stagg, shprehet se:

Të gjithë e dinë se niveli i lartë i sheqerit në gjak çon në diabet, por përpara se të vendoset kjo diagnozë, shpesh njerëzit mund të përjetojnë mosfunksionim të glukozës ku luhaten midis nivelit të lartë dhe të ulët të sheqerit në gjak dhe mund të ndiheni të dobët fizikisht. Qëllimi është të arrihet një nivel i balancuar i glukozës në gjak. Rritjet e sheqerit në gjak dhe nga ana tjetër, insulinës, çojnë në inflamacion, i cili ndikon në çdo sistem të trupit.

Jennifer na njeh me disa mënyra për të balancuar sheqerin në gjak:

1. Përdorni ushqime që përmbajnë proteina

Sipas një studimi në “The American Journal of Clinical Nutrition”, të përdorni proteina në vend të karbohidrateve për vetëm 5 javë, mund të rezultojë në një përmirësim të ndjeshëm të përgjigjes totale të glukozës në gjak gjatë një periudhe 24-orëshe te njerëzit me diabet të tipit 2. Grupi që konsumoi një dietë të lartë në proteina, konsumuan burime proteinash që përfshinin një porcion pule të pjekur, 8 lugë kos, qumësht dhe 3 lugë gjizë.

2. Konsumoni më shumë arra

Studiuesit kanë zbuluar se shtimi i arrave si: arrat e pishës, bajamet, shqeme, arrat macadamia dhe arrat braziliane kanë përmbajtje të ulët të karbohidrateve, që mund të ndihmojë në menaxhimin e uljes së sheqerit në gjak. Autorët e studimit thanë se:

Arrat kanë përmbajtje të ulët të karbohidrateve, përmbajnë acide yndyrore të shëndetshme dhe janë të larta në proteina, fibra dhe magnez.

3. Konsumoni ushqime me ngarkesë glicemike të ulët

Për të qëndruar të ekuilibruar, është e rëndësishme të konsumoni vakte që janë të balancuara në ngarkesën e tyre glicemike. Kjo do të thotë që në përgjigje të vaktit, nivelet e glukozës nuk rriten. Jennifer Stagg tregon se:

Në përgjithësi, ëmbëlsirat dhe ushqimet me niseshte kanë një ngarkesë më të lartë glicemike, ndërsa ushqimet e pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra kanë ngarkesë glicemike më të ulët.

4. Përdorni suplemente të biotinës dhe vitaminës D

Mjekja shpjegon se:

Biotina dhe vitamina D janë disa nga suplementet kyçe që kanë provuar se reduktojnë sheqerin e lartë në gjak, qoftë vetëm ose në kombinim me lëndë ushqyese të tjera. Suplementi i kromit është më efektiv për njerëzit që janë rezistent ndaj insulinës sepse e bën insulinën më aktive. Por pa një dietë të shëndetshme, nuk mund të pritet që niveli i lartë i sheqerit në gjak të rregullohet.

5. Flini gjumë mjaftueshëm

Truri juaj ka nevojë për të bërë një gjumë të thellë në mënyrë që të ulë kortizolin dhe të rivendosë nivelet e glukozës në gjak në normale. Siç raporton “Fondacioni Kombëtar i Gjumit”, njerëzit që flinin 8 orë gjumë të plota, kishin një aftësi 40% për të balancuar sheqerin në gjak në krahasim me ata që flinin më pak.