64 familje të një pallati në lagjen ‘Bashkimi’ në Vlorë janë ngritur në protestë kundër vendosjes së antenave telefonike. Banorët kanë protestuar duke kërkuar që punimet e nisura të ndërpriten ndërsa do të veprojnë vetë.
Sipas banorëve këta të fundit nuk janë pyetur dhe nuk është kërkuar leje për vendosjen e antenave,në kundërshtim me ligjin ndërsa vetë ata do të ndërhyjnë, duke i larguar dhe thyer.
“Është shqetësim i të gjithë banorëve. Jo vetëm që është e rrezikshme por ka krijuar një panik të madh. Ne duam që Qeveria shqiptare t’i heqë antenat nga pallatet dhe jo të krijojë kështu konfliktesh. Ne nuk kanë pyetur fare. Pallati është i shitur i gjithi dhe ai vjen e bën çfarë i do qejfi. Thotë kam marrë firmën e Kryeministrit. Ne nuk e lëmë me kaq”, thotë një banor.