MENU
klinika

"Nuk mbaron me Lefter Kokën, por ja kush është problemi"

A do ketë arrestime të tjera? Paralajmërimi i Artan Hoxhës

17.12.2021 - 16:23

Gazetari Artan Hoxha thotë se afera e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK, nuk pritet të përfundojë me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, apo shpalljen në kërkim edhe të dy pronarëve të inceneratorit të Elbasanit.

Duke folur në “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha u shpreh se sipas tij, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e ka bërë të qartë se do të ketë arrestime të tjera.

Për Artan Hoxhën, problemi qëndron tek çështja “nëse SPAK do të vijojë me personat me detyrë nën Lefter Kokën apo ata që janë më lartë se ai”.

“A do ketë arrestime? SPAK e bënë të qartë këtë gjë. Përveç personave që është marrë masa e sigurisë. Nën hetim janë edhe persona që ka ndjekur procedurat. Ministri ka hedhur firmën në fund. Por janë komisione në ministri. Dhe problemi është se SPAK do hetojë këto poshtë apo do ngjitet më lart se Koka. Me arrestimin e Kokës është rasti i dytë dhe është më i rëndësishëm.

Problemi është si do përkthehen në prova dhe fakte procedurat që janë bërë. Kemi akuza dhe mund të kemi por problemi është si do provohen. SPAK ka të gjithë procedurën. Kryeministri nuk ka firmosur.

Është një praktikë e tij. Edhe pse i ka promovuar. Dhe nuk ka pse SPAK të trembet.

Në bazë të provave, ka edhe mbështetjen e mediave dhe trupit diplomatik. Mund të japë mesazh të forta. Pra anëtarët e Komisionit për dhënien e koncesionit të incineratorëve.

Në rastin e tenderit të uniformave, nuk u arrestuan lart por anëtarët e komisioneve në rastin konkret, përgatitet fakti se do arrestohen anëtarët e komisionit.

Ata mund të lehtësohen duke dhënë emrat e të tjerëve. Kjo nuk fillon e mbaron me Lefter Kokën, Klodian Zoton e Stela Gugalljan.” tha gazetari Hoxha.