MENU
klinika

Pas konfirmimit të “Omicron”

A do të ketë masa shtrënguese në Kosovë?

27.12.2021 - 10:07

Mbrëmjen e së dielës, në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me variantin Omicron të koronavirusit. Në njoftimin për rastet e para me Omicron, MSh-ja bëri thirrje për respektim të masave në fuqi.

Përveç respektimit të masave anti-Covid që janë në fuqi, MSh-ja kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë të tjerët për vaksinim.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë masa më strikte, pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Omicron të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, javën e kaluar në një intervistë ka deklaruar se masat anti-COVID do të vendosen përkitazi me situatën epidemiologjike në vend.

Ai ka paralajmëruar masa shtrënguese nëse do të ketë nevojë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy raste janë importuar nga SHBA-ja, dy nga Londra, një rast nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron janë detektuar në komunën e Mitrovicës, dhe të njëjtit kanë mohuar se kanë udhëtuar apo kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

IKSHPK deklaroi se varianti Omicron parashikohet ta rëndojë situatën epidemiologjike, pasi ka përhapje më të shpejtë se varianti Delta Plus i koronavirusit.

“Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndojë situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje për zbatim të masave në fuqi dhe vaksinim.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë tjerët për vaksinim. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./GazetaExpress/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë