MENU
klinika

Ja çfarë thotë kreu i Policisë së Shtetit

A jemi afër zbardhjes së vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi?

01.12.2021 - 13:30

Kryepolici Gledis Nano ka vendosur theksin te ristrukturimi i Policisë së Shtetit, teksa ishte i pranishëm në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Ai tha se për të parandaluar ngjarjet kriminale, duhet të ketë një ristrukturim të strukturave të policisë, në mënyrë që dhe ngjarjet kriminale të zbulohen në kohë.

“Në vijim të kësaj pyetje, që prej afro 1 muaji është iniciuar edhe ngritja e grupit të punës lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit. Kjo ka të bëjë me analizë, për përmirësim të strukturës organike dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë aty ku ka më shumë nevojë. Një pyetje tjetër është që në ngjarje mungon prezenca e prokurorit. Detyrimi i policisë së shtetit, është të njoftojë prokurorin. Në asnjë rast s’kemi vënë re mungesën e prokurorit. Sa i përket ekspertit i cili është i organizuar në drejtoritë vendore, është e vërtetë që sektorët janë të vendosura në drejtoritë vendore. Në komisariatet janë ndihmës ekspertë. Në këtë pikë dua t’ju ritheksoj ristrukturimin e Policisë së Shtetit për të qenë sa më efikase. Do e shohim edhe këtë pikë në rishikimin e strukturimit të policisë. Ka edhe struktura të tjera në nivel qendror që bëjnë koordinimin dhe ndarjen e informacionit nëpërmjet shërbimeve të policisë në terren”, tha Nano.

Kreu i Policisë së Shtetit u pyet nga deputeti Xhemal Qefalia mbi dy vrasjet e bujshme, atë të Gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe deputetit Fatmir Xhindi. Nano, nuk preferoi të jepte detaje dhe shtoi se çështjet janë ende nën hetim.

“Nuk jap detaje për ato krime, janë çështje ende në hetim. Dua t’ju sqaroj se për numër popullsie në vendin tonë jemi në nivele të përafërta me numrin e vrasjeve të ndodhura në BE dhe dua t’ju sqaroj se numri i vrasjeve në Shqipëri është më i vogël se Bullgaria dhe Rumania. Numri i vrasjeve në vendin tonë është në trend ulës”, tha Nano.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin