“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A luftohet osteoartriti me ushqime?
Mjeku: Studimet thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat. Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli.
Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën. Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje. Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit. Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit. Nëse dëshironi të merrni suplementë rekomandohet të konsultoheni më parë me mjekun.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim