MENU
klinika

Hapen aplikimet për kredi të butë

Afatet dhe kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët

07.12.2021 - 16:55

Qytetarët e pastrehë që duan të përfitojnë kredi të butë mund të aplikojnë pranë njësive administrative ku banojnë. Bashkia e Tiranë ka hapur fazën e parë të aplikimeve e cila do të jetë aktive nga data 6 Dhjetor 2021 deri më 10 Janar 2022 për të gjithë të interesuarit. Përmes programit të strehimit “Për subvencionimin e interesave të kredisë”, Bashkia merr përsipër që të subvencionojë interesat e kredive që do të marrin përfituesit, duke u mundësuar atyre një normë fikse prej 3 për qind. ky program synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para për për qytetarët, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kriteret bazë për përzgjedhjen e përfituesve do të jenë: individë të cilët kanë mbushur 18 vjeç; që nuk kanë në pronësi një banesë apo që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit; dhe familje që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar nga Bashkia. Për të përfituar kredi, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 31 mijë deri në rreth 82 mijë lekë në muaj.

Të ardhurat për familje 3 persona, duhet të jenë 37 mijë deri 120 mijë lekë. Familjet me 4 anëtarë duhet të sigurojnë të ardhura mujore nga 44 mijë lekë deri në 133 mijë lekë. Ndërsa për ato me 5-6 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 53-131 mijë lekë në muaj. Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 4.4 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.5 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!