MENU
klinika

Emri/ Po shkonte në një vendngjarje

Aksidentohet për vdekje polici në Koplik

24.12.2021 - 22:03

Një aksident i ka marrë jetën një oficeri policie.Viktimë ka mbetur Jakup Reka 55-vjeç, i cili raportohet se ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku mjeti tip “benz” me drejtues E. Z., 32 vjeç, e ka aksidentuar për vdekje.

Drejtuesi i automjetit E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.