MENU
klinika

Katër orë pas nisjes së referendumit

Albana Vokshi tregon shifrat: Sa anëtarë të PD-së kanë votuar deri tani

18.12.2021 - 13:40

Anëtarja e komisionit të rithemelimit të PD-së, Albana Vokshi ka dhënë shifrat e mbledhura nga terreni, për pjesëmarrjen në rerendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vokshi tha se deri tani kanë votuar rreth 11 mijë e 600 anëtarë të PD-sën në të gjithë vendin, ndërsa kanë kaluar pak më shumë se katër orë që nga nisja e referendumit.

Kujtojmë se anëtarë të PD-së në total janë rreth 75 mijë.

“Kanë votuar 11 mijë e 600 demokratë, në qendrat e votimit ka fluks, ky numër tani që po flasim duhet të jetë edhe më i lartë nga sa raportuam. Jemi në qendra të ndryshme të votimit, komisioni për ogranizimin jemi të gjithë në terren, marrim shifrat dhe i raportojmë”, u shpreh Vokshi.

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!