Ambasada Amerikane uron gjithë besimtarët shqiptarë për Krishtlindje. Në shqip dhe në anglisht selia diplomatike në Tiranë shpërndan mesazhin dhe uron gëzim dhe paqe për të gjithë.
“Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Gezuar Krishtlindjet”, thuhet në urim.
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit. Në Tiranë është mbajtur mesha e zakonshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ky është viti i dytë që besimtarët festojnë të kufizuar për shkak të pandemisë së Covid-19. Numri i besimtarëve që ndodhen në Katedrale është i kufizuar, megjithatë ata nuk mungojnë në këtë ditë të shënuar shprese dhe besimi.