MENU
klinika

Asnjërit nuk i është kthyer mbrapsht vendimi

Ambasada e SHBA mesazh të koduar Sali Berishës, publikon shifrat e “non grata-ve”

16.12.2021 - 11:16

Ambasada Amerikane në Tiranë i jep sot një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Teksa ish-kryeministri Berisha kërkoi në Kuvendin e PD të 11 dhjetorit që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, ambasada e SHBA nxjerr sot tabelën me numrin e të shpallurve “non grata”, duke u shprehur se për asnjërin prej tyre nuk është kthyer mbrapsht vendimi.

Teksa thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, ambasada amerikane shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.

AmbasaKujtojmë se dje, duke iu përgjigjur zëdhënësit të DASH, Berisha tha se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, pasi sipas tij, është formë e pastër e bullizmit diplomatik.

Duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha tha se ambasadorja kërcënoi anëtarët e PD me shprehjen e Enver Hoxhës, duke e konsideruar një ofendim kolektiv që meriton ndjesë publike.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin