MENU
klinika

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut

Ambasadorët: Mund të shkaktojë destabilizimin e saj

19.12.2021 - 16:37

Dallimet se Sofjes dhe Shkupit do të tejkaloheshin më lehtë nëse Maqedonia e Veriut do të kishte një përfaqësi të fortë diplomatikë në Bullgari. Kështu vlerëson ambasadori slloven në Shkup, Millan Predan i cili vlerëson se është koha e fundit që Shkupi të dërgojë ambasador në Sofje. Sipas tij, mungesa e komunikimit ka thelluar dallimet mes dyja vendeve gjë që ka ndikuar në formimin e bllokadës bullgare. Predan vlerëson se afati 6 mujor për gjetjen e një zgjidhjeje është i tepërt.

“Mendoj që është koha përfundimtare që Maqedonia e Veriut të dërgojë ambasador në Sofje. Mendoj që nuk ndihmon mungesa e ambasadorit dhe përfaqësisë së fortë politike në Sofje. Kjo mbase edhe ishte arsyeja pse nuk kishte komunikim të duhur mes dy vende, por ajo që dua të them është se jo çdo kush duhet të shkojë në atë pozitë. Në këtë kohë vendit tuaj i duhet diplomat me përvojë, i cili do të jetë në komunikim të përditshëm me Qeverinë sepse është mënyrë e vetme për të arritur një zgjidhje dhe për të shkurtuar afatin e arritjes deri te ajo”, deklaroi Milan Predan, Ambasador i Sllovenisë në Shkup.

Nga ana tjetër, ambasadorja franceze në Sofje, Florans Robin vlerëson se BE-ja duhet të ndërmerr veprime që të mos lejojë destabilizimin e Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, drita jeshile për negociata nuk do të thotë anëtarësim, por proces disa vjeçar nëpër të cilin nuk kalohet lehtë.

“Ne kemi dy synime – të sigurohemi që të gjenden rrugë pozitive për Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe jo që ajo të bjerë në një situatë që do ta destabilizonte atë. Përveç kësaj, Bullgaria, një vend vëllazëror dhe një anëtar i BE-së, mund ta bëjë këtë për të ndihmuar. Në të njëjtën kohë, interesat legjitime të Bullgarisë duhet të mbrohen”, u shpreh Florans Robin, Ambasadore e Francës në Bullgari.

Deklaratat e përfaqësuesve diplomatik nga vendet e BE-së në Shkup dhe Sofje vijnë pak ditë pas paralajmërimeve se ndërmjetësimi i presidentit farcez, Emanuel Makron mund të jetë vendimtarë për tejkalimin e dallimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.