MENU
klinika

Ndikoi debati me Big Mamën?

Antonela largohet nga “Big Brother VIP”

29.12.2021 - 12:18

Në nominim gjatë kësaj jave ishin Meridiani, Iliri dhe Antonela. Publiku kishte zgjedhur këtë të fundit si të eleminuarën e javës.

Megjithatë, edhe ajo si të gjithë kishte një biletë kthimi, që në fakt, për të ishte vetëm vajtje.

Mesa duket ka ndikuar debati me Big Mamën, që në fakt bëri shumë bujë.

Edhe vetë ajo, pranoi se kjo mund ta kishte penalizuar, si dhe batuta, sharja që ajo ka përdorur ndaj Donaldit, të njëjtën që akuzoi se Big Mama bëri ndaj saj.

Ajo tha se nuk priste të kishte debat me Big Mamën, për të cilën ka konsideratë.

Megjithatë tregoi se e ndiente që kishte ndikuar dhe priste të eleminohej.