MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Aparatet e dëgjimit, a mund të zëvendësojnë të dëgjuarit?

15.12.2021 - 21:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Aparatet e dëgjimit, a mund të zëvendësojnë të dëgjuarit?

Mjeku: Problemet e dëgjimit janë të shumta, fillojnë nga shkaqet më të rëndomta(dylli) deri tek ato serioze (tumoret e veshit). Gjithmonë në rastet që paraqiten tek mjeku me ankesën e humbjes së dëgjimit, ai bën një analizë të detajuar të historikut të sëmundjes. Nëse problemi ka vetëm disa ditë që është shfaqur, shkaqet e bllokimit të veshit mund të jenë: dylli; trup i huaj në vesh; otit viral, bakterial, ose mykotik; otit seroz; labirintit viral(neuronit vestibular). Ky grup emërtohet si dëmtim transmetiv. Në rastet kur humbja e dëgjimit ka ardhur gradualisht ndër vite , e shoqëruar me zhurmë e fishkëllime të veshit mjeku orientohet më shumë drejt dëmtimit neuro-sensorial të veshit; otosclerosis, ose tumore të nervit të dëgjimit(schwanoma).

A ka sot profesione të veçanta që rrezikohen nga ulja e rendimentit të dëgjimit apo përdorimi për një kohë të gjatë i kufjeve, si ndikojnë?
Sigurisht që ka profesione në të cilat të dëgjuarit është i rrezikuar, do të futen këtu të gjitha ato ambjente pune ku zhurma kalon 50 decibël, dhe individi ekspozohet më shumë se tre orë/ditë, për kohë të gjatë të themi mbi tre muaj. Më të rrezikuar janë punonjësit e minierave, e ndërmarrjeve me makineri të rënda, DJ( di xhej);qitësit profesionistë; policët rrugorë, shitësit ambulantë etj.

Cilat janë trajtimet e duhura dhe në cilin rast rekomandohet vendosja e një aparati dëgjimi?
Trajtimi zgjidhet rast pas rasti. Kuptohet që largimi mekanik i dyllit apo i një trupi të huaj e rehabiliton menjëherë dëgjimin.

Po ashtu vendosja e një skeme korrekte sipas llojit të infeksionit, dhe kujdesja për veshin për një periudhë dhjetë ditore rregullon dëgjimin.

Të gjitha rastet me humbje neuro-sensoriale, pra dëmtimi i nervit të dëgjimit, janë kandidatë për vendosjen e aparatit, sisomos ata me rënie mbi 50 decibel të dëgjimit.

Në rastet me otosclerozë, apo infeksione kronike të veshit me shkatërrim të daulles apo kockave të dëgjimit mjeku bashkë me pacientin zgjedh midis kirurgjisë së veshit apo aparatit të dëgjimit.

Të gjithë llojet e aparateve janë të rekomanduara, pasi sot flitet edhe për aparatë dixhitalë por edhe me dizenjo të veçantë?
Zgjedhja e aparatit këtu tek ne varet shumë nga buxheti i pacientit, pasi ata duhet ta përballojnë vetë ( ndërkohë në EU është i rimbursuar komplet nga shteti).

Sigurisht duke qenë të fushës, ne nuk mund të rekomandojmë aparate të lira, jo të certifikuara, dhe të servirura në kioska apo farmaci nga persona të patrajnuar.

Procesi i protezimit është i gjatë, delikat dhe do përkushtimin maksimal të profesionistit që e ushtron. Aparatet me emër dhe rendiment në të dëgjuar plus estetikë (padyshim tani janë të gjithë të dixhitalizuar, pasi teknologjia përparon me ritme shumë të shpejta), janë: Otopront, Widex, Siemmens, Starkey.

Në rast të humbjes së dëgjimit tek të rinjtë a këshillohen vendosja e aparatëve të dëgjimit, si binden në këtë rast?
Patjeter, aq më shumë një i ri penalizohet dhe izolohet nga humbja e dëgjimit. Një fëmijë i vogël rrezikon mos të flasë kurrë nëse nuk protezohet në kohën e duhur. Në fakt duhet të pranojë që tek ne është akoma mendësi e turpit, apo paragjykimit për vendosjen e aparatit, por nëse prindi sqarohet me detaje për avantazhet dhe dizavantazhe që në këto raste janë thjesht estetike, mund të arrihet në rezultate shumë të mira. Shohim në praktikën e përditshme gëzim të jashtëzakonshëm dhe ndryshim të madh të humorit tek personat që ju vjen degjimi. Tek cunat që nuk mund t’i maskojnë me flokë, plus individët e rinj mund të zgjedhin edhe aparate që ndajnë gjysëm ose komplet të interpozuar në kanalin e veshit. Normal që një individ më i vjetër mund të zgjedhë edhe format klasike mbrapa veshit.

Pse nuk duhet neglizhuar problemet me dëgjimin, veçanërisht sot kur gjithnjë e më shumë zhurmat dhe ndotja ajrit është më e lartë?
Sa më shpejt të konsultohet me mjekun problemi aq më shpejt i jepet zgjidhja, ulet kostoja e trajtimit, dhe tek të vegjëlit zhvillohet maksimalisht të folurit dhe socializimi.

Individët që nuk dëgjojnë ndihen shumë të izoluar nga familja , shoqëria, dhe kanë të ulur vetëbesimin.

Këshilla:

-Është detyrë primare e prindërve të zbulojnë nëse fëmijet e tyre kanë probleme me dëgjimin.Nëse nje bebe nuk reagon ndaj zërit dhe gugave të nënës është mirë t’i nënshtrohet një OTOEMISION-Test, dhe një konsultë me një mjek O.R.L.

-Sa më shpejt të diagnostikohet rasti, aq më i mirë rezulati pas vendosjes së aparatit.

-Personat që punojnë në ambjente me zhurmë duhet të përdorin kufjet mbrojtëse. Edhe ata që punojnë në ambjente me kimikate e pesticide( Plumb, baker, nikel, fostoksine, kimiopreparate, insekticide), duhet të marrin masa që këto elemente mos të përthithen, pasi mund të shkaktojnë humbjen e parikthyeshme të dëgjimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.