MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Aparatet e dëgjimit, a mund të zëvendësojnë të dëgjuarit?

31.12.2021 - 07:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Aparatet e dëgjimit, a mund të zëvendësojnë të dëgjuarit?

Mjeku: Trajtimi zgjidhet rast pas rasti. Kuptohet që largimi mekanik i dyllit apo i një trupi të huaj e rehabiliton menjëherë dëgjimin.

Po ashtu vendosja e një skeme korrekte sipas llojit të infeksionit, dhe kujdesja për veshin për një periudhë dhjetë ditore rregullon dëgjimin.

Të gjitha rastet me humbje neuro-sensoriale, pra dëmtimi i nervit të dëgjimit, janë kandidatë për vendosjen e aparatit, sisomos ata me rënie mbi 50 decibel të dëgjimit.

Në rastet me otosclerozë, apo infeksione kronike të veshit me shkatërrim të daulles apo kockave të dëgjimit mjeku bashkë me pacientin zgjedh midis kirurgjisë së veshit apo aparatit të dëgjimit.

Zgjedhja e aparatit varer shumë nga buxheti i pacientit, pasi ata duhet ta përballojnë vetë ( ndërkohë në EU është i rimbursuar komplet nga shteti).

Sigurisht duke qenë të fushës, ne nuk mund të rekomandojmë aparate të lira, jo të certifikuara, dhe të servirura në kioska apo farmaci nga persona të patrajnuar.

Procesi i protezimit është i gjatë, delikat dhe do përkushtimin maksimal të profesionistit që e ushtron. Aparatet me emër dhe rendiment në të dëgjuar plus estetikë (padyshim tani janë të gjithë të dixhitalizuar, pasi teknologjia përparon me ritme shumë të shpejta), janë: Otopront, Widex, Siemmens, Starkey.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.