Ditën e djeshme Çuni ishte i ftuar në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, ku foli për projektet e reja muzikore dhe televizive dhe bashkëpunimin e fundit me Çiljetën, e cila ishte po ashtu pjesë e programit me lidhje telefonike.
Këngëtari zbuloi se së shpejti do të publikojë dy balada, madje, në njërën prej tyre pjesë do të jetë Beniada, me të cilën pati shumë afrimitet gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.
“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videokli0 të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.”
Sa i përket Beniadës, Arditi zbuloi se e sheh si një nga pretendentet kryesore për të qenë finaliste e “Big Brother Vip”.
“Beniada është një ndër të preferuarat e mia, e shoh në finale. Është një ndër pretendentet kryesore, duke parë pozitivitetin që dhuron në shtëpi dhe mënyrën si përballon situatat duke mos dalë nga kontrolli, do të thotë që Beniada e meriton.”
Ndërsa për aventurën e tij, ai tha se në asnjë moment nuk kishte patur qëllim fitoren.
“Nuk kam hyrë aty brenda për të fituar çmimin, synimi im nuk ka qenë çmimi, por që njerëzit të kuptonin që di të argumentoj, të bëj debate në bazë të argumenteve… Kur kam dalë nga shtëpia kam vënë rë që njerëzit më kanë kuptuar për këtë pjesë.”
Gjithashtu, Arditi zbuloi se po vjen me projekte të reja, jo vetëm në muzikë, por edhe në televizion, pasi siç tregoi, së shpejti do të jetë pjesë e “Top media”, por nuk zbuloi më shumë detaje.