Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi është kapur me armë pa leje në makinë.
Sipas policisë shtetasi me iniciale L.B. poshtë sediljes së makinës së tij tip Benz kishte fshehur një armë zjarri pistoletë me mulli.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë./