Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Po ashtu këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
NJOFTIMI
Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore
Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.