MENU
klinika

"Si do shkëputet nga e keqja ai…?!"

Artan Fuga: Basha dëshmitar në krim, heshti para drejtësisë

15.12.2021 - 17:04

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar pas një deklarate të bërë sot nga Lulzim Basha, i cili ka thënë se “edhe qeverisja e djeshme e PD, ka qënë e korruptuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se sipas asaj që deklaron vetë Basha, edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Më tej, ai shtron pyetjen se pse Basha nuk i drejtohet prokurorisë për këto akuza.

Sipas tij, kjo është fshehje krimi.

“Siiii? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë?

Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisi?

Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe?

Pra, i parashkruan këto krime duke i lënë mënjanë ?

Uaaaauuuuu!

Mos jam në ëndërr?

Dhe qendron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit më mirë vonë se kurrë? E kundërta është fshehje krimi!

Cfarë po na dëgjojnë veshët!!! Cfarë po na shohin sytë!”-shkruan Fuga.