MENU
klinika

Do skanohen 56 milionë dokumente

Artan Lame tregon si do të kryhet digjitalizimi i Kadastrës

16.12.2021 - 13:07

E gjithë arkiva e Kadastrës Shqiptare do t’i nënshtrohet digjitalizimit, në dy faza përgjatë dy viteve të ardhshme.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame tha se arkiva përmban rreth 4 milion pasuri, por vetëm 2.8 milion të tilla janë trashëguar në Kadastrën Shqiptare, kjo për shkak të mungesave të shumta në regjistrimet nga viti 1996.

Nga 2.8 milion pasuri, vetëm 700,000 e kanë të plotë dokumentacionin, tha Lame, ndërsa shtoi se janë rreth 56 milion dokumenta që do të skanohen.

Pjesë nga fjala e Lames:

Po të merremi sot me digjitalizimin e Arkivit, ka një zakon që çdo drejtues thotë se si e gjeta dhe unë sot po bëj çudira. Po mundohem t’i shmangem kësaj. Mora rastin konkret të të dhënave të shtëpisë time. Është kartela, hartografia dhe të gjitha dokumentat vit pas viti të objektit. Bëhet fjalë për një arkivë me 4,073,000 pasuri. Bëhet fjalë për dokumenta nga periudha e kohës osmane. Por Kadastra trashëgon vetëm 2.8 milion referenca që është absurdre. Kjo ka ndodhur për disa arsye, nga ’96 regjistrimet që janë bërë kanë qenë decifitare, në fshat është punuar duke mos hapur fare referenca për pasuritë, ose në raste të veçanta vetëm një referencë për të gjithë fshatin. Ndërsa pasuritë shtetërore nuk regjistroheshin fare, ose nuk hapej fare kartelë.

Nga këto 2.8 milion vetëm 700,000 e kanë të plotë dokumentacionin. Këto janë hedhur pas vitit 2014. Për rreth 1 milion pasuri të tjera është kryer vetëm skanimi i dosjes historike dhe digjitalizimi i kartelës. Mbeten për t’u skanuar 2.8 milion referenca që përmbajnë rreth 56 milion dokumenta historike të arkivës, kontrata shit-blerje, vendime gjyqi, trashëgimie, vendime bankash. Projketi përfshin skanimin e të gjitha këtyre dokumentave historike. Dhe faza e dytë është skanimi i kartelave të pasurisë. Ky projekt do të zgjasë dy vjet.