Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të shprehet sa i takon qëndrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Kryedemokrati pati sot një takim me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së në selinë blu dhe Gabriel Escobar tha se “pres me kënaqësi vizitën e kryetarit të PD në ëashington”.
Pas kësaj ftese, Basha tha se po planifikon një vizitë në Uashington “që të shtyjmë para objektivat jo thesht të PD por atë që është sot axhenda e cdo familje shqiptare”.
Pyetje: Patët një diskutim për shpalljen e zotit Berisha non grata nga SHBA? Në rast se zoti Eskobar ka prova dhe do i paraqesë ato për institucionet e drejtësisë shqiptare?
Lulzim Basha: Padiskutim që cështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata” ishin pjesë e diskutimit.
Ndërsa sa i takon cështjeve që i takojnë vendimeve të DASH jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërdrejtë nga zoti Eskobar qëndrimet e DASH.
Pyetje: Zoti Basha keni planifikuar një udhëtim për një Uashington duke qenë se dhe ftesën e morët sot?
Lulzim Basha: Është një ftesë e përsëritur, e mirëpres me kënaqësi e padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington që të shtyjmë para objektivat jo thesht të PD por atë që është sot axhenda e cdo familje shqiptare, daljen nga gjendja pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen e Shqipërië përpara me reforma politike, me zgjedhje të lira e të ndershme e me procesin e integrimit evropian të Shqipqërisë.