MENU
klinika

Komenton protestën e sotme

Basha: Keqardhje që demokratët përdoren

20.12.2021 - 22:49

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar protestën e sotme të thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Ai ëhstë shprehur i keqardhur sepse në oborrin e Partisë Demokratike ka parë ehde njerëz me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët po përdoren për protestat personale të Sali Berishës. Për këtë të fundit, Basha tha se PD dhe demokratët i kanë dhënë gjithçka.

“Pjesa personale është ajo që dua të them sot. Në oborr kishte demokartë, jo vetëm njerëz të interesave të ngushta që e kanë urryer dhe e urrejnë Sali Berishën, por i janë ngjitur nga pas për interesat e tyre. Kishte demokratë që unë i kam patur në krah në shumë beteja, kështu që t’i shohësh të keqpërdoren në funksion të protestave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha, të ciliut PD i ka dhënë gjithçka, ndjesia më dominuese tani që po flas, është një ndjesi dhimbje. Këta janë njerëz që nuk e meritojnë të keqpërdoren.

Këta po vuajnë gabime, zhgënjime ku dhe unë kam përgjegjësinë time. Këta kanë dhënë gjithçka, për demokracinë si një ideal i gjithë shqiptarëve, mbi 8 vite të një qeverisje që s’ka të bëjë me demokracinë. Dua që këta demokratë t’i kem një orë e më parë në betejë, jo vetëm këta, por të gjithë shoqërinë, në një betejë që s’ka të bëjë me hallin tim personal, por me fatin e shqiptarëve”, tha Basha në Real Story.