MENU
klinika

Nuk e transmeton ‘live’ aktivitetin

Basha mban Kuvendin në Tiranë, Rama zhvillon takime në Vlorë

18.12.2021 - 14:37

Kryeministri Edi Rama siç e bëri me dije dhe vetë pak momente më parë sot ndodhet në Vlorë.

Po si duhet Rama nuk ka shkuar në Vlorë për të kaluar fundjavën, por për të zhvilluar disa takime. Bëhet me dije se kryeministri ka zhvilluar takimin e radhës për të prezantuar platformën e bashkëqeverisjes.

Pas këtij takimi Rama ka edhe dy të tjera, por si duket kryeministri ka vendosur që mos të japë aktivitetin e tij “live”për mos tërhequr vëmendjen nga referendumi i Berishës, ku anatërat e PD, po votojnë për shkarkiminin ose jo të Bashës, ndërsa nga ana tjetër kreu i PD, po mban kuvendin e PD në “Pallatin e Kongreseve”.